You are here
Home > Kombëtarja > Etrit Berisha tek më të mirët me Atalantën, vlerësimi për shqiptarin: E shfrytëzoi rastin!

Etrit Berisha tek më të mirët me Atalantën, vlerësimi për shqiptarin: E shfrytëzoi rastin!

Etrit Berisha është shpallur një nga futbollistët më të mirë të takimit mes Atalantës dhe Parmës. Nëse takimi përfundoi me rezultatin 3-0 dhe klubi nga Bergamo nuk pësoi, kjo erdhi edhe falë meritës së portierit të Shqipërisë.

Gasperini vendosi të lërë në stol portierin Gollini, duke i dhënë më shumë hapësirë Berishës, ndërsa ky i fundit nuk zhgënjeu, duke i përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë disi. Kështu, sipas “Eurosport”, Etriti ishte një lojtarët më të mirë, duke u vlerësuar me notën 6.5.

“Përgjigjet mirë me trajektoren e topit në ato dy goditje radhazi të Siligardit. E shfrytëzoi shansin e tij, të dhënë nga Gasperini, pasi uli në stol Golinin”, përfundon vlerësimi për Berishën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top