You are here
Home > Kryefaqja > Etrit Berisha komenton edhe incidentin: Ka lloj e lloj tifozësh, por nuk i përfaqëson ata shqiptarë

Etrit Berisha komenton edhe incidentin: Ka lloj e lloj tifozësh, por nuk i përfaqëson ata shqiptarë

Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën. Në një intervistë për “Supersport”, Berisha është shprehur:

“Menduam se e përgatitëm lojën mirë. Po na ndëshkojnë gabimet. Pas golit të dytë loja u mbyllë. Fatkeqësisht kemi lloj lloj tifozash që vijnë në stadium. Tifozi që më goditi nuk përfaqëson Tifozat Kuq e Zi dhe situata ishte nën presion ato momente. U kërkua nga Xhaka dhe Abrashi të shtynin përpara.

Në pjesën e dytë u kërkua që mbrojtësat të shtyhen lart dhe jo të ktheheshin Xhaka dhe Abrashi pas në mbrojtje. Sot nuk kemi bërë një ndeshje të keqe. Na ndëshkuan episodet. Ndaj Andorës fitorja do ngrite moralin por ka shumë ndeshje përpara. Morali do ngrihej nëse mposhtim Islandën ose ndeshjen e kthimit ndaj Turqisë”, ka thënë Berisha që ka pasur edhe një incident me tifozët gjatë ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top