
Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti gjithnjë e më shumë po lihen në hije tek ekipi i Atalantës. Bergamezët ditën e djeshme morën humbjen e rradhës, ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-0. Gardiani kuqezi, edhe në këtë sfidë nuk u preferua nga trajneri Gasperini, teksa ky i fundit nuk e ka ndërmend ta aktivizojë më portierin.
Në klubin e Atalantës përveç Etritit, bënë pjesë dhe lojtari tjetër kuqezi, Berat Gjimshiti teksa ashtu si bashkombasi i tij, as për mbrojtësin nuk kishte minuta. Duket se me rotacion që po përdor këtë vit trajneri Gasperini, nuk i po funksionin, pasi ekipi i Bergamos në këto 5 javë të fundit ka marrë dy barazime dhe 3 humbje, teksa gjendet vetëm një pikë larg zonës e ftohtë të tabelës në “Seria A”.
Mesa duket stoli i trajnjerit italian tek klubi i Atalantës po lëkundet ndjeshëm, teksa drejtuesit e lartë të ekipit janë vënë në lëvizje për të gjetur një trajner që do të zëvendësojë Gasperinin. /Shqipëria.ch/