Katër orë bisedë për ta bindur që të kthehet të luajë në Itali, në Serinë A, ku më parë ka veshur fanellën e Interit. Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, i cili aktualisht luan në Turqi, me Koniasporin, ka mundësi të luajë në nivele të larta edhe në moshën 37-vjeçare.
Po përpiqet ta sjellë në Itali pikërisht Igli Tare dhe Lacio. Për lojtarin veteran bëhet fjalë për transferim si në rastin e Luis Nanit. Por gjithçka mbetet të konfirmohet ditët e ardhshme, nëse Eto do të pranojë apo jo.
Samuel Eto ka bërë histori me Barcelonën dhe Interin, duke fituar gjithçka, por me sa duket mosha për të nuk ka shumë rëndësi. Sulmuesi ka luajtur edhe me Majorkën, Sampdorian, Çelsin, Evertonin dhe Anzhin. / Vipsport.al