You are here
Home > Kombëtarja > Është ylli i ri i Malagas, Bare ka një shqetësim: Në Shqipëri nuk më ndjekin shumë

Është ylli i ri i Malagas, Bare ka një shqetësim: Në Shqipëri nuk më ndjekin shumë

Keidi Bare është ylli më i ri i Malagas. Trajneri Muniz e ka marrë në ekipin e parë së fundmi, ndërsa talenti shqiptar në takimet e mëparshme, është aktivizuar me të rinjtë e spanjollëve.

Vetëm tre ndeshje rradhazi i janë dashur kapitenit të U-21 së Shqipërisë, për të treguar sesa vlen në fushën e lojës. Tifozët e Malagas janë shumë të entuziazmuar pas fitimit të një mesfushori të tillë, që deri tani ka qenë një “luftëtar”.

Niveli i lojës është duke u ngritur gjithmonë e më tepër, por Keidi Bare ka një shqetësim në Spanjë. Në një intervistë dhënë së fundmi për “Malagacf.diariosur” shprehet se kampionati ku aktiviziohet nuk ndiqet shumë në Shqipëri:

“Po ngrihem gjithmonë e më shumë në nivel, e për këtë jam shumë i gëzuar. Gjithsesi në Shqipëri më ndjekin pak, jo edhe aq shumë”, u shpreh Bare duke iu referuar lidhjes së ngushtë që kanë shqiptarët me kampionate si Seria A dhe Premier League, duke lënë pas dore “La Ligan” në Spanjë, për të mos folur për divizionin më poshtë ku luan edhe mesfushori shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top