Mërgim Mavraj i ka surprizuar të gjithë në Greqi, sigurisht, për mirë. Nga testimet e fundit që janë bërë në stërvitje, futbollisti shqiptar ka dalë edhe nga parashikimet e klubit, duke treguar një formë shumë të mirë, duke llogaritur faktin që kishte shumë kohë jashtë fushës së blertë.
Megjithatë, sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngelet ende në dyshim të madh debutimi i tij në transfertën e radhës, ndaj PAS Giannias. Mavraj kërkon kohën e tij për t’u ambientuar, prandaj fiksimi i menjëherëshëm si titullar, do të ishte një zgjedhje e nxituar e trajnerit.
Gjithsesi një derbi shqiptarësh do të jetë ky duel në kampionatin grek, sepse për Arisin do të jetë nga minuta e parë Migjen Basha, ndërsa nga krahu tjetër do të aktivizohet Andi Lila. /Shqipëria.ch/