
Florent Hasani ditën e sotme ishte protagonist, pasi arriti të shënonte në Kupën e Hungarisë. Florenti është pjesë me skuadrën e Diosgyori VT, ku këta të fundit arritën të fitonin kundër ekipi të Zalaegerszeg, me rezultatin 0-2.
Mesfushori dardanas finalizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 78, duke i siguruar skuadrës kualifikimin në raundin pasardhës. Kujtojmë që Hasani është vetëm 21 vjeç, teksa është pjesë e ekipit hungarez që prej verës së këtij viti. Lojtari që është pjesë me përfaqësuesen e Kosovës, më në fund arrin të zhbllokohet me ekipin e tij të ri dhe kjo ndodhi në sfidën e sotmme të vlefshme për kupë.
Futbollisti 21-vjeçar ndonëse është ende i ri, shihet si një nga futbollistët më me prespektivë të së ardhmes, ndërsa ka dalë nga Trepça 89 për të kaluar në kampionatin hungarez. Florent Hasani ka qënë pjesë e grupmoshave të dardanasve, por tashmë është koha për të luajtur me përfaqësuesen A./Shqiperia.ch/