You are here
Home > Futboll Bota > Është momenti/ Lacio në krizë të madhe, Igli Tare në Belgjikë për të gjetur…”kurën”

Është momenti/ Lacio në krizë të madhe, Igli Tare në Belgjikë për të gjetur…”kurën”

Kishte kohë që ekipi i Lacios nuk përjetonte një krizë dhe moment të tillë, si ky aktuali në të cilin gjendet skuadra e drejtuar nga ana e Inzagit. Përveç rezultateve, kjo skuadër po bindte dhe me lojën e saj të bukur.

Megjithatë, hijet e së shkuarës dhe të një skuadre që urrehet nga tifozët e saj janë duke u përsëritur. Tifozët e kryeqytetasve janë mbështetës aqsa edhe armiq ndaj vetvetes, e për këtë është dëshmitar edhe Igli Tare. Pavarësisht se vlerësimet për të janë nga më të lartat, shpeshherë duke u quajtur edhe drejtori sportiv më i mirë në Itali, nuk kanë qenë të pakëta rastet kur legjenda e Kombëtares ka provuar urrejtjen e tifozëve të tij.

Situata ka shkuar deri aty ku disa tifozë të egërsuar, i kanë anulluar një biletë udhëtimi Igli Tares, për të prishur të gjitha planet në axhendën e tij. E njëjta situatë duket se po përsëritet edhe në këtë kohë, ndërsa drejtuesi shqiptar ka gati zgjidhjen në merkaton dimërore.

Sa herë që Lacio ndodhet në vështirësi, Tare e gjen zgjidhjen në Belgjikë. Pikërisht nga atje kanë dalë edhe gjetjet më të mëdha të drejtuesit shqiptar, ndërsa historia tregon se lojtarët që e marrë në atë vend, e që janë shtuar shumë së fundmi, kanë rezultuar si basti i fituar i Tares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top