
Kristal Abazaj mungon dhe sot në ndeshjen e rradhës që luan ekipi i Andërleht. Mesfushori kuq e zi u transferua me shumë bujë tek klubi belg, por mesa shihet Abazaj akoma nuk ka kryer debutimin e tij me këtë fanellë.
Arsyjet janë të shumta, por ajo që mund të veçojmë, është se tjranjeri i skuadrës belge nuk e mendon akoma Kristalin në formacionin e skuadrës që ai drejton. Legjionari i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar për ndeshjen e kupës, në datë 27 shtator, kundër St Giollise.
Për të parë debutimin e Abazaj do të na duhet edhe pak kohë, ndonëse futbollisti mund të jetë në një gjëndje të mirë optimale, por ai që vendos është trajneri. /Shqipëria.ch/