You are here
Home > Kryefaqja > Është moment i Berishës, Inzaghi e projekton për “Europa League”

Është moment i Berishës, Inzaghi e projekton për “Europa League”

Momenti i rikuperimit duket se është kryer tek Valon Berisha. Paraqitja e tij me Salzburgun bëri që Igli Tare të udhëtojë drjt Austrisë për të rrëmbyer sulmesin shqiptar. Tani është moment që Valon të tregojë se transferimi i tij tek Lazio nuk ndodhi më kotë. Të enjten skuadra e Inzaghit do të ndeshet në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt.

Valon Berisha do të udhëtojë me skuadën drejt Gjermanisë ku pritet të bëjë edhe debutimin e tij të parë. Sipas  mediave italiane, Inzaghi ka menduar ta fus në lojë Berishën si zëvendësues, me përjashtim të dëmtimit të ndonjë lojtari duke i dhënë hapsirën titullare sulmesit shqiptar. E rendësishme është se te enjten Berishën do e shohim në fushë duke i dhënë Lazios më tepër ngjyrime edhe me Strakoshën në portë apo Durmishaj në stol e gatshëm./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top