You are here
Home > Kombëtarja > Është fenomenal dhe ngjason me legjenda, Hysajt do t’i bashkohet edhe sulmuesi shqiptar

Është fenomenal dhe ngjason me legjenda, Hysajt do t’i bashkohet edhe sulmuesi shqiptar

Fiorentina dhe Napoli e kërkuan Arbër Zenelin që në merkaton e verës, por më pas u vendos që futbollisti shqiptar të vazhdonte aventurën e tij te Herenveni.

Asnjë surprizë e pakëndshme dhe lëkundje, flasim për një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme. Në 8 javët e kampionatit, Zeneli ka dhënë 6 asiste. Mënyra dhe sjellja e tij në fushën e lojës, shpeshherë të kujton dhe sjell ndërmend legjenda të futbollit botëror. Padyshim që nga mënyra sesi futbollisti shqiptar “vallëzon” me topin në fushën e lojës, të sjellë në kujtesë pak nga magjia e Ronaldinjos.

Tashmë janë mediat italiane që e bëjnë fakt, e më veçanërisht “Calciomercato”. Napoli po e mban në vëzhgim Zenelin dhe po bën gati mbylljen e tratativave, për të pasur lojtarin e Kosovës në muajin janar pjesë të skuadrës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top