
Myrto Uzuni është lojtari i momentit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kampionatin kroat. Paraqitjet që ky futbollist po zhvillon deri më tani me Lokomotivën e Zagrebit, kanë bërë që të gjithë tifozët kroatë të vështrojnë me admirim atë.
Flitet për një futbollist të prespektivës, që është gjithmonë rezultativ me mënyrën e tij të lojës. Driblim, shpejtësi, pasim dhe gjuajtje në perfeksion, praktikisht Uzuni është i kompletuar. Tashmë fenomeni i ri shqiptar, po detyron mediat kroate t’i futen astronomisë apo të zbërthejnë mënyrën sesi lind një yll, për të treguar cilësitë e Uzunit.
Kështu, ka vepruar kroatja “Romantika”. Në një përshkrim për futbollistin shqiptar, duke e përfshirë tek yjet që kanë shpërthyer në këtë edicion, ku shkruhet:
“Një yll lind kur atomet e elementeve të lehtë, ngjeshen nën shtypje të vazhdueshme aqsa bërthama e tyre t’i nënshtrohet bashkimit. Të gjithë yjet janë një rezultat i balancave të forcës”, shkruhet te “Romantika”, fjalë këto që kroatët i përdorin edhe për Uzunin. /Shqiperia.ch/