
Një nga figurat legjendare të Shqipërisë, Ervin Skela, ka ndjekur më nga afër takimin e Frankfurtit në ditën e sotme ndaj Dusseldorfit, të përfunduar 7-1. Një ndeshje që është kthyer edhe në një festival golash, pasi brenda një harku kohor të 90 minutave, janë realizuar 7 gola nga ana e vendasve.
Një vlerësim jashtëzakonisht të madh i ka bërë klubi i Frankfurtit, Ervin Skelës para disa kohësh, duke e përzgjedhur vlonjatin në bordin e ambasadorëve të klubit. Tashmë, për kënaqësinë e tij vijnë edhe 7 gola në kampionat, në një takim që i ka kënaqur jo pak tifozët e Frankfurtit.
Klubi i tyre gjendet në një pozitë të mirë, pasi është në zonën europiane dhe e ndan vetëm 1 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Leipzig. /Shqiperia.ch/