You are here
Home > Kombëtarja > Eros Grezda shkon në “ferr”, Gerrard: Na duhen lojtarë që përballojnë presionin

Eros Grezda shkon në “ferr”, Gerrard: Na duhen lojtarë që përballojnë presionin

Transferimi i Eros Grezdës nga Osijeku drejt Rangers, ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të legjionarëve të Kombëtares, në merkaton e kësaj vere.

Kjo pasi mesfushori shqiptar nuk do të luajë vetëm për një ekip të njohur në Skoci, por do të jetë gjithashtu edhe në drejtimin e legjendës angleze të futbollit, Steven Gerrard.

Megjithatë, aventura e Grezdës do të nisë nga “ferri”. Në ditën e nesërme, Rangersi do të udhëtojë në transfertë, ku do të ketë përballë Cëltic. Atmosfera që kanë krijuar historikisht tifozët kundërshtarë për këtë takim, premton një ditë të keqe për futbollistin shqiptar.

Nga ana tjetër, Steven Gerrard në intervistën përpara këtij takimi, ka thënë se në këtë ndeshje duhet të luajnë lojtarë që e përballojnë presionin e tifozëve dhe që ai i ka aktualisht.

“Kjo është një ndeshje dhe derbi i madh. Por unë kam lojtarë në skuadër që kanë luajtur përballë një turme kaq të madhe sa pritet në ndeshjen e nesërme edhe më parë. Nuk mund të pres më gjatë. Kjo ka qenë natyra ime si futbollist dhe kjo më shoqëron edhe tani si trajner. Dua gjithmonë të arrij më të mirën”, ka thënë Gerrard. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top