You are here
Home > Kryefaqja > Eros Grezda ngacmon prezantuesen shqiptare! Gjithmonë rozë, lojtari i Rangersit të ndryshojë

Eros Grezda ngacmon prezantuesen shqiptare! Gjithmonë rozë, lojtari i Rangersit të ndryshojë

“Shqiperia.ch” gjithmonë është në mbështetje të lojtarëve shqiptarë, kudo ku ata luajnë në Europë, por kur ka vend për kritika, atëherë ato duhet të bëhen për të mirën e futbollistëve. Eros Grezda është futbollisti i parë i Kombëtares që duhet të ndryshojë diçka në sjelljen e tij, sa është ende në kohë.

Fjalët e trajnerit Reja në konferencat për shtyp dhe intervista, të linin të kuptonin se ai largim i Grezdës nga kuqezinjtë në këto takime që luajtëm, ishte për shkak të një garancie të munguar në formacionin titullar. Sigurisht që italiani nuk mund t’i ofronte “falas” një vend në 11-she këtij sulmuesi, që me Rangersin i numëroheshin me gishtat e dorës takimet që i ka luajtur në fushë.

Për më tepër, gjithmonë kur pasqyrohet në mediat sportive është për çështjet rozë. A është lidhur apo jo Grezda me prezantuesen shqiptare të Proçesi Sportiv, Nevina Shtyllën? Ky është “problemi” kryesor, që vazhdon të pasqyrohet në mediat tona, duke marrë shkasë edhe nga komentet në “Instagram”. Në fakt, problemi për ne është se përsa kohë Grezda komentohet më shumë për çështjet rozë sesa për bëmat në fushën e lojës, atëherë gjërat nuk janë mirë dhe diçka duhet të ndryshojë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top