You are here
Home > Kryefaqja > Eros Grezda e pranon: Nuk jam në formën e duhur, tifozët e Rangersit i duan lojtarët në maksimumin e tyre

Eros Grezda e pranon: Nuk jam në formën e duhur, tifozët e Rangersit i duan lojtarët në maksimumin e tyre

Legjionari i Kombëtares, Eros Grezda, debutoi dje me skuadrën e Rejnxhersave, ku ekipi i tij arriti të fitonte me rezutatin 4 me 0. Pas ndeshjes në një intervistë të dhënë pëe një gazetarë skocez ku u shpreh:

“ E di shumë mirë potencialin tim dhe sapo të jem në 100 % atëherë çdo gjë është e mundur. Po punoj që të kap sa më shpejt formën time. Tifozët e Rejxhërsit presin të shohin një lojtar që jep gjithmon 100 % nga vetja në fushë, pavarësisht se kush është ai. Jam i shpejtë në krah dhe detyra ime është të jap asiste për shokët, natyrisht edhe të jem sa më pranë portës. Kur erdhi telefonata isha shumë i lumtur”, përfundoi Grezda.

Në të njëjtën mëndje ishte dhe trajneri i ekipit të tij, legjendari Stiven Xherrad, i cili deklaroi për Erosin, se i duhet rreth 2-3  javë që futbiollisti të arrijë formën më optimal të tij. Gjithashtu Xherrad tha se prishte shumë nga lojtari, pasi e cilëson atë si blerjen më cilësore në këtë merkato vere për ekipit që ai drejton, Glasgou Rejnxhers./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top