You are here
Home > Kombëtarja > Eros Grezda as që llogaritet, Gerrard surpriza te lista me modestët që eliminuan Prishtinën

Eros Grezda as që llogaritet, Gerrard surpriza te lista me modestët që eliminuan Prishtinën

Rangersi do të luajë në ditën e nesërme përballë ekipit që eliminoi Prishtinën, St Joseph. Me skuadrën gjysmë amatore që vjen nga Gjibraltari, ekipi i Gerrard pritet që ta ketë të lehtë në letër historinë e kualifikimit.

Gjigandët skocez kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim, ku nuk kishte sesi të konfiguronte Eros Grezda. Sulmuesi shqiptar është tërësisht jashtë planeve të skuadrës dhe kjo shihet edhe në hapësirat që i jepet gjatë takimeve miqësore.

Ndaj St Joseph pritej një shans për Grezdën, duke parë nivelin e kundërshtarit dhe mundësinë e madhe që kishte për të lënë gjurmë. Por ky largim në këtë listë e dëshmon më së miri faktin se lojtari kuqezi duhet të bëj gati valixhet. Ndërkohë në Skoci është komentuar më shumë për lënien jashtë të Candelias nga Rangersi, që ka qënë surpriza më e madhe e listës, megjithëse tifozët i kanë dalë në mbështetje trajnerit Gerrard. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top