You are here
Home > Futboll Bota > Ermir Lenjani sinjale të forta Panucit, me këtë ritëm shumë shpejt në Kombëtare

Ermir Lenjani sinjale të forta Panucit, me këtë ritëm shumë shpejt në Kombëtare

Ermir Lenjani rikthehet protagonist në skuadrën e tij Sion. Klubi zvicerian ka fituar ditën e djeshme me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë të Luzernit. Sioni arriti të merrte një rezultat pozitiv, duke marrë kështu tre pikë shumë të vyera për qëndrimin e tij në ligën e parë zviceriane.

Lojtari kryesor në këtë ndeshje ishte edhe legjionari Kombëtares, ku me paraqitjen e ditës së djeshme ai mori notën maksimale të ekipit të Sionit. Trajneri I klubit zvicerian, Yakin,  e komentoi paraqitjen e mesfusorit të Kombëtares si një ndër më të mirat që ka dhënë ai në këtë sezon.

Ermir Lenjani fundjav pas fundjave, po arrin të rifitojë formën e tij më optimale, duke i lëshuar sinjale të forta italianit Panuçi, teksa me paraqitjet e tij pozitive po tregon se e meriton një rikthim tek Shqipëria. Koujtojmë se Ermir Lenjani gjatë kohës që kuqezinjtë drejtoheshin nga De Biassi, ishte lojtari që cilësohej si asi nënë mëngë i Xhani De Biassit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top