Me afrimin e takimit ndaj Turqisë, legjionarët tanë po bindin gjithmonë e më tepër më ekipet e tyre në Europë. Për më tepër ka edhe shumë rikthime nga dëmtimet e gjata, si në rastin e Abrashit dhe Sadikut.
Faktikisht në mënyrën më të mirë nuk mund të thuhet se kanë shkuar gjërat për Lenjanin, që disa herë lëndimet e në të tjera fati, kanë sjellë që të mos marrë gjithmonë atë që meriton. Por me ekipin e Sionit futbollisti shqiptar është duke shkëlqyer.
Sërish është aktivizuar si sulmues krahu dhe aty Lenjani po jep më të mirën. Këtë herë në barazimin e Sionit në shtëpi ndaj St Gallen në shifrat 2-2, në golin e dytë të vendasve, merita ishte e gjitha e futbollistit shqiptar. Një shkëputje fantastike në sulm, duke lënë mbrapa gjithë kundërshtarët dhe pasimi për Kasamin që e kishte të lehtë topin për ta dërguar në rrjetë. Tashmë Ermir Lenjani hap krahët për Kombëtaren… /Shqiperia.ch/