
Ndonëse jemi në kohën e zërave të merkatos, të gjitha klubet bëjnë gati listën e lojtarëve që nuk dëshirojnë t’i kenë më ekipi dhe ata që duan t’i largojnë. Në Greqi po flitet për një zhgënjim të skuadrës së Arisit, përsa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Mërgim Mavraj.
Për këtë fakt, skuadra e Arisit të Selanikut, po mendon të gjejë mënyrën për të shkëputur bashkëpunimin e Mavrajn. Medias greke, “Gazzetta.gr” prej disa ditësh po aludohet për një largim të mundshëm të mbrojtësit shqiptar, ku gjithashtu theksohet fakti se pritshmëritë për të ishin shumë të larta, pasi vinte me një rekomandim të shkëlqyer.
Duke parë karrierën dhe klubin ku Mavraj luante më parë, sigurisht që te shqiptari bazohej edhe e ardhmja e skuadrës, por nuk rezultoi kështu. Në shumë prej takimeve të luajtuara nga ana e Mërgimit, Arisi ka pësuar shumë gola dhe nuk ka treguar aspak siguri në prapavijë. Është po prestigjozja greke, “Gazzetta.gr”, e cila thekson faktin se divorci me futbollistin e Shqipërisë bazohet në shifra. Pritshmërita e larta, janë ato që sjellin edhe zhgënjimet më të mëdha, nëse gjërat marrin një rrjedhë tjetër nga ajo e dëshiruara. /Shqiperia.ch/