
Sapo nisim të flasim për Elseid Hysajn dhe merkaton, menjëherë ndërmend kalon klubi i Chelseat. Sa shumë që është përfolur për një largim të mundshëm të mbrojtësit shkodran në Angli, aqsa është kthyer edhe në një histori qesharake të mediave italiane.
“Do të shkoj përfundimisht te Chelsea”, “Sarri do e marrë fillimisht si huazim”, këto ishin disa nga titujt që rëndomtë shiheshin në mediat e vendit fqinjë. Në fund gjithçka rezultoi një flluskë sapuni, pasi Hysaj jo vetëm që nuk u largua drejt Anglisë, por as që lëvizi nga Napoli.
Faktikisht, një histori e tillë marrëveshje kishte nisur që para hapjes së merkatos dimërore, pa pasur asnjëherë finalizim. E tani kur të gjitha mediat prestigjoze italiane rezultuan si dështim për gjetjen e së vërtetës, nuk ndalen për të dhënë të tjera zhvillime.
“Tuttomercatoweb” dhe “IlMatino” shkruajnë së fundmi se mbrojtësi i Shqipërisë do të largohet drejt Chelseat në merkaton e verës, ndërsa Napoli po mendon që tani për zëvendësuesin. Tashmë kur flitet për një histori të tillë ka shumë buzëqeshje ironike dhe aspak fakte për t’u bazuara, pasi është e ditur se një ditë do të largohet nga skuadra ku bën pjesë aktualisht. /Shqiperia.ch/