
Dy gola të jashtëzakonshëm kanë ardhur në ditën e djeshme nga futbollistët shqiptarë. FAjo që ka bërë bujë të madhe ishte kryevepra e Bersant Celinës ndaj Exter, për faktin e vetëm se ky sulmues realizon në mënyra të tilla për të disatën herë rradhazi.
Një gjuajtje në perfeksion që erdhi nga goditja e dënimit, në një distancë prej 25 metrash, për të shtangur edhe portierin kundërshtar. Por një realizim i së njëjtit klas ishte edhe ai i futbollistit jtetër shqiptar që luan me Botosanin, Enriko Papa.
Lojtari nga Kuçova ka shënuar një nga golat më të bukur në karrierë, ndërsa e djathta e tij u ndal vetëm në cepin e rrjetës së Voluntarit. Në këtë përballje skuadra e Botoshanit fitoi 4-1, ndërsa goli i Papës e mbylli me spektakël triumfin. /Shqiperia.ch/