You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Enigma e madhe/ Kosovës i rrezikohet edhe kapiteni, Berisha në listë vetëm falë emrit

Enigma e madhe/ Kosovës i rrezikohet edhe kapiteni, Berisha në listë vetëm falë emrit

Një lajm aspak të mirë ka marrë Kosova në ditën e djeshme, atje ku mesfushori Hekuran Kryeziu është dëmtuar gjatë takimit Zurich-Xamax. Futbollisti shqiptar është larguar menjëherë nga fusha e lojës, pasi nuk mund ta vazhdonte më gjatë ndeshjen.

Ende nuk dihet gjendja e këtij lojtari dhe nëse do të jetë i gatshëm për dardanët në dy takimet e rradhës, por vëmendja është e rikthyer tashmë te kapiteni. Tashmë te Kosova rrezikohet seriozisht edhe mungesa e Valon Berishës.

Praktikisht ky lojtar është grumbulluar nga Shaland vetëm falë emrit që ka, pasi gjendja e tij fizike është shumë larg asaj të duhurës. Dëmtimet e shumta e kanë penalizuar futbollistin në fjalë, për të treguar vlerat e tij te Lacio. Italianët kanë vendosur që t’i japin një pushim deri në fund të muajit mesfushorit, që të lërë pas gjithë dëmtimin, pasi ndien edhe dhimbje. Por mbetet e pakuptueshme sesi Berisha mund të shfaqet papritur në formacionin e Kosovës, duke parë faktin se nuk është në gjendjen e duhur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top