
Lacio ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në takimin e zhvilluar ndaj Empolit në transfertë. Nëse lacialët kanë arkëtuar 3 pikë nga ky takim, atëherë kjo ka ardhur falë mrekullive të Thomas Strakoshës.
Një në pjesën e parë, ndërsa ajo e minutave të fundit ishte për të vënë duart në kokë. Portieri shqiptar është duke e imituar në mënyrën më të mirë Nojerin. I saktë në topat e dërguar me këmbë drejt shokëve të skuadrës, por edhe aq i mirë në largimet që bën me këmbët e tij.
Për të vazhduar më tej krahasimin, Strakosha shpeshherë guxon me daljet që bën nga zona e portës, cilësi këto që fillimisht i ka shfaqur Nojer. Në vlerësimin e bërë nga “Eurosport”, Strakosha vlerësohet me notën 7, si më i miri i ndeshjes:
“Të frikëson pak me daljet që bën nga zona e tij, por është vendimtar në shumë raste. Nuk po flasim këtu vetëm për mrekullinë në sekondën e fundit ndaj Kaputos”, shkruhej në vlerësimin për shqiptarin. /Shqipëria.ch/