You are here
Home > Kombëtarja > Ëndrrat bëhen realitet, Egzon Binaku mund të jetë në skuadër me Zlatan Ibrahimoviç

Ëndrrat bëhen realitet, Egzon Binaku mund të jetë në skuadër me Zlatan Ibrahimoviç

Endrrat gjithmonë mund të bëhen realitet, sado e pamundur të duket në pamje të parë, besimi dhe kurajo për të ecur përpara, mund të tejkalojnë çdo pritshmëri të mundshme.

Në këtë rrugë e drejtim duket të jetë edhe Egzon Binaku, që i mjaftoi vetëm një mbrëmje, për të mrekulluar tifozët e Shqipërisë. Ndaj Izraelit, dukej se edhe në qendër të sulmit të kuqezinjve të ndodhej ky njeri, do të bënte çudira.

Tashmë Binaku mund të jetë shok skuadre me një nga idhujt e shumë tifozëve të futbollit, sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç. I papërsëritshëm duket të jetë ky lojtar, që pavarësisht moshës, jep leksione për më të rinjtë.

Sipas  asaj që flitet në media në orët e fundit, Ibrahimoviç mund të bashkohet me ekipin e Malmos, atje ku gjendet edhe mbrojtësi shqiptar, Binaku. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top