Liga Kombëtare e përbashkët mes shqiptarëve është padyshim ëndrra e të gjithëve, për t’u bashkuar nëpërmjet futbollit. Sigurisht që në procedura ka aq shumë vështirësi që një gjë e tillë të arrihet.
Por kjo do të shtonte edhe kualitetin e ekipeve pjesëmarrëse, që do të ishin më të mirat e të gjitha trevave. Një tjetër pjesë e bukur e “Ligës Kombëtare’’ janë edhe udhëtimet e tifozave ndër trevën shqiptare. “TKZ” i ka bërë edhe njëherë jehonë kësaj kërkese, pas një eksperience jo të mirë të ekipeve shqiptare në Europë. /Shqiperia.ch/