
Ashtu siç pritej pas ndeshjes me Jordaninë, ëndrra e sulmuesit Vrioni për të debutuar me Shqipërinë, nuk zgjat shumë. Trajneri italian ka zgjedhur që të rikthejë futbollistin te Shpresat, në ndeshjen që këta të fundit do të luajnë sot ndaj Spanjës.
Panuçi nuk e përdori në asnjë moment të vetëm Vrionin për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, prandaj mbajtja e tij në skuadrën e parë mund të quhej e pakuptimtë. Nga ana tjetër, Vrioni është një lojtar që i bën aq shumë punë trajnerit Bushi, që sot sfidon kundërshtarët spanjollë.
Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, vendimi është marrë dhe me shumë gjasa, autorin e golit ndaj Italisë U-21 do ta shohim sërish në fushë veshur me fanellën kuqezi, por me 21-vjeçarët. /Shqiperia.ch/