
“Vasil Shkurtaj mund të arrijë Kombëtaren me Kukësin”,- ky ka qenë konkluzioni i Safet Gjicit, presidentit të verilindorëve. Sulmesi 26 vjeçar erdhi nga kampionati grek për të luajtur me Luftëtarin në Superiore. Së fundmi, Shkurtaj është transferuar tek Kukësi për një tjetër aventurë. Në një sezon e gjysmë, sulmesi shtatart realizoi 13 gola me gjirokastritët. Veç kampionatit, Kombëtarja mbetet objektivi kryesor për lojtarin.
Nga viti 2011 deri ne mars të 2014, Shkurtaj ka qenë pjesë e Shpresave. Asokohe kuqezinjtë e U21 drejtoheshin nga tekniku Skënder Gega. Sulmesi realizoi vetëm dy gola në këto vite, ndërsa për të kishte premisa të mëdha se shumë shpejt do të bëhej pjesë e Kombëtares A. Megjithëse De Biazi kishte emra të tjerë në vendin e Shkurtaj. Sa i përket ecurisë së deritanishme, sulmesi i Kukësit vjen me 7 gola nga gjysmë sezoni aktual.
Nëse do i referohemi edhe besimit që Gjici jep për lojtarin, Shkurtaj mund të vesh deri në mars fanellën kuq e zi. Panucci po vuan në fazën sulmese dhe emri i Vasil Shkurtaj mund të ishte zgjidhja më e mirë e momentit, duke qenë se lojtari ka luajtur për ekipet zinxhire./Shqiperia.ch/