Shqipëria e U-21 do të ketë dy miqësore në muajin nëntor, që do t’i zhvillojë me Maltën, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe elementet e rinjë që mund të na shërbejnë për të ardhmen tonë.
Kështu, vazhdojnë futbollistët e rinjë dhe premtues që të pikasen nga ana e Alban Bushit, teksa këtë herë ky i fundit, ka sjellë te kuqezinjtë dy futbollistë premtues nga Spanja dhe Holanda, si Lleshi që luan me Leganes apo Loshi që aktivizohet me Nac Bredën.
Sigurisht, ashtu si edhe në herët e shkuara, nuk mungon vështrimi nga kampionati shqiptar, ku një pjesë e konsiderueshme e këtyre lojtarëve, vijnë nga prodhimi vendas. /Shqiperia.ch/
1.Gentian Selmani
2.Andrea Hoxha
3.Mario Dajsinani
4.Jon Mersinaj
5.Shaqir Tafa
6.Drilon Kryeziu
7.Leonard Maloki
8.Faton Dzemaili
9.Marash Kumbulla
10.Eljon Sota
11.Lindon Selahi
12.Arbnor Muçolli
13.Albion Ademi
14.Omar Imeri
15.Sherif Kallaku
16.Arbër Basha
17.Lavdrim Fazliu
18.Agim Zeka
19.Aristidi Kolaj
20.Esat Mala
21.Kleandro Lleshi
22.Skënder Loshi
23.Rubin Hebaj
24.Shefit Shefiti