
Empoli është kthyer në Serinë A dhe klubi ka nisur të mendojë që tani për ekipin e sezonit të ri, që duhet të jetë shumë më i fortë. Projekti nis me trajnerin Andreacoli në stol.
Më pas, për portën po pohet për një akord me Milanin për të mbajtur Gabrielinj, në huazim ose blerje përfundimtare. Në mbrojtje, Domeniko Maieta ka edhe një vit kontratë dhe do të jetë njëri nga mbrojtësit e qendrës.
Për Veselin nuk është e qartë e ardhmja. Mbrojtësi shqiptar ka kontratë deri në vitin 2021, por mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Lojtari shqiptar ka qenë një titullar fiks në formacionin e Empolit, por Seri A kërkon tjetër kualitet.
Për momentin, Veseli nuk konsiderohet një lojtar i palëvizshëm tek Empoli. / Vipsport.al