You are here
Home > Kombëtarja > Empoli – Milan/ Trajneri eksperimenton sërish me Veselin në formacion (FOTO)

Empoli – Milan/ Trajneri eksperimenton sërish me Veselin në formacion (FOTO)

Frederik Veseli do të jetë sërish në njëmbedhjetshen e startimit. Këtë herë në sfidën mjaft të vështirë ndaj Milanit, mbrojtësi shqiptar do të lëviz nga pozicioni i tij në mbrojtjen qendrore. Trajneri i Empolit duket se në lojën e tij të “shahut”, nën këmbët e Veselit sheh mbretëreshën. Gruin të cilin mund ta lëviz ku të dojë pa pasur asnjë problem me përshtatjen.

Nga një anë aktivizimi i mbrojtësit shqiptar është një e mirë pozitive për të rritur paraqitjet e tija. Por nga ana tjetër ndërrimi i pozicioneve mund të ulë rendimentin në lojën e tij. Mëgjithatë Veseli ka treguar se në fushën e lojës ai nuk njeh pozicion të preferuar po hynë për të ruajtur pikat të cilat i kanë ngarkuar. Ndaj Milanit Veseli do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes ku ka si për detyrë të mbullojë depërtimin e Susos./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top