You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Emocionuese/ Plisat ia marrin këngës: Jam krenar që jam tradhëtar, që këndoj për ty Shqipëri

Emocionuese/ Plisat ia marrin këngës: Jam krenar që jam tradhëtar, që këndoj për ty Shqipëri

Një artikull që shkaktoi shumë polemika dhe u kundërshtua gjerësisht nga mbështetësit e Shqipërisë, ishte ai i ardhur së fundmi, nga një media në Kosovë.

Këta të fundit, i cilësonin “Plisat” si “tradhëtarë” me arsyen e vetme, sepse po mbështesnin vendin fqinjë, duke e quajtur kështu Shqipërinë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifogrupit besnik të Kombëtares, që fillimisht ka kërkuar ndihmën e të gjithëve, për të mbyllur median në fjalë. Për të vazhduar më tej, këtë herë “Plisat” kanë publikuar një këngë emocionuese.

“Nëse kënga për kuqezi, o na qënka tradhëti, jam krenar që jam tradhëtar, që këndoj për ty Shqipëri”, ishin fjalët e dëgjuara në videon që i kushtohej kombëtares shqiptare. Kundërpërgjigja më e mirë për abuzimet mediatike që së fundmi kanë ardhur duke u shtuar dhe duke dërguar ujë në mullirin e armikut. Plisat japin leksion, shumë emocionues madje… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top