You are here
Home > Futboll Bota > Emocionuese/ Koha e shqiptarëve, gjithë tifozët e Manchester Cityt në këmbë për Muriq (VIDEO)

Emocionuese/ Koha e shqiptarëve, gjithë tifozët e Manchester Cityt në këmbë për Muriq (VIDEO)

Për të kuptuar sesa shumë kanë ndryshuar vitet dhe sesi historia tashmë ka ndryshuar duke folur në favor të shqiptarëve, mjafton të tregojmë një video nga stadiumi i Leicesterit në mbrëmjen e sotme.

Arijanet Muriq është heroi i anglezëve, që ndihmoi Manchester Cityn të kalonte më tej në atë fitore ndaj Leicesterit. Teksa koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, do të ishte portieri shqiptar që do të priste dy penallti dhe do të dërgonte me tej gjigantët anglez.

Menjëherë yjet e kësaj skuadre kanë shkuar të festojnë me Muriqin, por nuk ishin të vetëm. Të gjithë tifozët e skuadrës së njohur që kishin udhëtuar në transfertë, janë ngritur në këmbë duke duartrokitur dhe dhuruar ovacione vetëm për gardianin tonë, ndërsa disa prej lojtarëve të Manchester Cityt, i shoqëronin thirrjet e publikut edhe me shenjën e përuljes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top