
Lojtari më i ri që është bashkuar në rradhët e Kombëtares, Myrto Uzuni, ishte i pari futbollist i kuqezinjve që ka mbërritur në atdhe, për dy ndeshjet e ardhshme.
Sulmuesi që luan tek ekipi kroat i Lokomotivës së Zagrebit, duket se nuk ka duruar dot më shumë për të veshur fanellën e Shqipërisë, gjë të cilën ka qenë ëndrra e tij më e madhe. Në orët e para të ditës së sotme, Uzuni, zbarkoi në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga ana tjetër duhet të theksojmë faktin se grumbullimi i Kombëtares do të nisë në ditën e nesërme, teksa priten të bashkohen edhe shumë futbollistë të tjerë të Shqipërisë, të angazhuar në kampionate të ndryshme.
Uzuni ditën e premte ishte titullar me klubin e tij të ri në Kroaci, teksa arriti të dhuronte edhe një asis. Lojtari nga qyteti I Beratit, po kalon një formë shumë të mirë tek ekipi I Lokomotivës së Zagrebit, teksa ka arritur të përshtatet shumë shpejt me klubin kroat. Panuçi kërkon të hyjë në një luftë, në të cilën ka një zjarr të ndezur, Myrto Uzuni është ushtari i tij i parë. /Shqipëria.ch/