Elseid Hysaj është nga ata legjionarët që kanë një karrierë të gjerë, ku me paraqitjet e tij që ka treguar këto 3 vite tek ekipi i Napolit, nuk është se ka kaluar lehtë pa u vënë re edhe nga shumë klube të tjera europiane. Ndër to, ishte ekipi i Çelsit të Londrës, të cilët e kanë kërkuar intensivisht mbojtësin e Kombëtares.
Në këtë periudhë ndoëse Hysaj po tregohet shumë aktiv , ku me ardhjen e Ançelotit ka ndryshuar krahë, në të cilin po merrë shumë iniciativa edhe për të ndihmuar pjesë e sulmit të Napolit. Tifozët napoletan nuk e kanë shumë të pëlqyer legjionarin kuqezi, pasi me largimin e Sarrit tek Çelsi, edhe Hysaj u përfol që mund të largohej në verë.Në mediat italiane po përflitet për një largim të mudshmë të lojtarit të Napolit nga rradhët e tyre dhe me shumë mundësi destinacioni i tij mund të jetë tek blutë e Londrës. Sipas “FootballWhispers.com”, këto janë 6 pikat më kryesre që Çelsi do të tentojë në merkaton e janarit për të transferuar lojtarin shqiptar.
- Dashuria e vjetër e trajnerit Sarri kundrejt legjionarit.
- Kur City luante me Napolin në Champions League, Guardiola shprehej: “Këta janë përfundimisht ekipi më kompakt në skema që unë jam ndeshur ndonjëherë në karrierën time”.
- Sipas “WhoScored.com” vetëm 11 lojtarë kanë më shumë pasime se Hysaj në Serinë A, madje 5 prej tyre vijnë nga Napoli.
- Napoletanët kanë më shumë pasime se të gjithë ekipet e tjera në Europë gjatë sezonit të shkuar, duke u lënë mbrapa vetëm nga City.
- Napoli e ka mbajtur portën të paprekur më shumë se të gjitha ekipet e tjera në Seria A, në sezonin e shkuar, edhe në ato pak ndeshje që Elseid Hysaj ka munguar, e kanë pësuar gjithmonë.
- De Biassi e quante atë si një lojtarë shumë inteligjent dhe të balancuar në fushën e lojës, kjo është ajo që Hysaj ka treguar te Napoli me ndërhyrjet dhe interpretimet e tij gjatë 90 minutave. /Shqiperia.ch/