You are here
Home > Kombëtarja > Elseid Hysaj: Pësuam një gol palidhje, Panuçi na uroi në dhomat e zhveshjes

Elseid Hysaj: Pësuam një gol palidhje, Panuçi na uroi në dhomat e zhveshjes

Kuqezinjtë kanë humbur përballë Izraelit me rezultatin 0-2, në një takim që e meritonin të dilnin me pikë.

Megjithatë rastet e shumta të shpërdoruara nga ana e futbollistëve të Kombëtares, kanë lënë një shije të hidhur edhe tek tifozët, të cilët kërkonin një pikë nga Shqipëria në takimin e sotëm.

Në një intervistë për “Supersport”, Elseid Hysaj ka shprehur pakënaqësinë , për ato gola të pësuar ndaj kundërshtarit të sotëm.

“Nuk është aspak ndjesi e mirë të humbasim në këtë lloj mënyre. Kemi pasur raste për të bërë gola. Nuk duhet ta kishim marrë golin e parë. Ishte një gol palidhje dhe nuk na lejohet një gol i tillë. Panuçi na uroi për lojën e mirë, por nuk shënuam për të vulosur. Nga hera e fundit në Izrael kur fitonim 0-3, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi luajtëm prapë në mënyrë të mirë. Megjithëse këtë herë humbëm, po kështu e ka futbolli”, u shpreh Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top