
Elseid Hysaj do të largohet nga ekipi i Napolit gjatë merkatos së verës. Kjo është thuajse e sigurt, pasi nuk është preferuar që të nënshkruhet vazhdimi i kontratës me klubin aktual. Sipas të gjitha gjasave, mbrojtësi shkodran do të shkoj dhe të realizojë ëndrrën e fëmijërisë, për të luajtur me Interin.
Së fundmi janë mediat pranë klubit të Interit, ato që shprehen se Hysaj do të transferohet te zikaltërit. Për një marrëveshje të tillë do të ndikojë edhe pëlqimi nga vetë trajneri Spaleti, sipas asaj që raporton “FcInterNeës”. Por jo vetëm kaq, pasi zëvendësi i Spaletit, Giovanni Martusciello e njeh Hysajn që në kohën kur luante me Empolin, duke pasur vlerësime të mëdha për mbrojtësin shqiptar. Takimet për të përmbylliur këtë marrëveshje kanë nisur dhe pritet që në ditët në vijim, të ketë zhvillime reale në lidhje me këtë çështje. /Shqhiperia.ch/