Në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë luajtën në Shqipëri, ditën e premte, pamë të gjithë që mungesa e tifozëve në stadium ishte shumë ndikuese tek lojtarët. Kjo gjë ndodhi për shkak të shumë faktorëve, por ajo që mund të theksohet janë dhe paraqitjet e ndeshjeve të fundit në miqësoret e Kombëtares. Ndoshta tifozët u ndien të zhgënjyer nga ekipi dhe nuk patën besim më tek ta.
Ndërsa në Kosovë, në ndeshjen e nesërme që luajnë kundër një kundërshtari si Ishujt Faraoe, biletat janë shitur në kohë rekord për vetëm 6 orë. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadi Vokrri”, ndërsa biletat kanë “avulluar” në mënyrë të menjëhershme.
Tifozëve te përfaqësueses së Kosovës i është rikthyer shpresa, duke parë paraqitjet e fundit të dardanëve, ku në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë 4 fitore dhe vetëm një barazim. Në qytetet e tjera të Kosovës ka patur ankesa, pasi biletat nuk kanë mundur të mbërrijnë edhe në qytetet e tjera. /Shqipëria.ch/