You are here
Home > Kombëtarja > “Elbasan Arena” vuante për tifozë, në Kosovë biletat “avullojnë” në kohë rekord për Ishujt Faroe

“Elbasan Arena” vuante për tifozë, në Kosovë biletat “avullojnë” në kohë rekord për Ishujt Faroe

Në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë luajtën në Shqipëri, ditën e premte, pamë të gjithë që mungesa e tifozëve në stadium ishte shumë ndikuese tek lojtarët. Kjo gjë ndodhi për shkak të shumë faktorëve, por ajo që mund të theksohet janë dhe paraqitjet e ndeshjeve të fundit në miqësoret e Kombëtares. Ndoshta tifozët u ndien të zhgënjyer nga ekipi dhe nuk patën besim më tek ta.

Ndërsa në Kosovë, në ndeshjen e nesërme që luajnë kundër një kundërshtari si Ishujt Faraoe, biletat janë shitur në kohë rekord për vetëm 6 orë. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadi Vokrri”, ndërsa biletat kanë “avulluar” në mënyrë të menjëhershme.

Tifozëve te përfaqësueses së Kosovës i është rikthyer shpresa, duke parë paraqitjet e fundit të dardanëve, ku në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë 4 fitore dhe vetëm një barazim. Në qytetet e tjera të Kosovës ka patur ankesa, pasi biletat nuk kanë mundur të mbërrijnë edhe në qytetet e tjera. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top