You are here
Home > Kombëtarja > Eksperimenti i Ançelotit pa Hysajn ka sukses, Napoli fiton në “Champions” ndaj Liverpulit

Eksperimenti i Ançelotit pa Hysajn ka sukses, Napoli fiton në “Champions” ndaj Liverpulit

Ekperimentimi i trajnerit Ançeloti ka rezultuar me sukses në takimin e vlefshëm për “Champions League”, kundër anglezëve të Liverpulit.

Napoli ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0, falë golit të Insinjes në minutat e fundit të takimit. Një fitore me vlerat të mëdha për italianët, që tashmë rrisin më shumë shanset e tyre për të dalë nga grupi, pas atij hapi fals të hedhur fillimisht ndaj Crevena Zvezdës.

Megjithatë sinjale alarmi ka për Hysajn, teksa Ançeloti vendosi që në vendin e tij të aktivizonte një mbrojtës qendre si Maksimoviç. Ky i fundit e kaloi provën e tij, ndërsa anglezët e kishin të vështirë për t’iu afruar portës kundërshtare. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top