
“Shqiperia.ch” ka publikuar lajmin ekskluziv vetëm pak orë më parë, se për Ergys Kaçen ka shfaqur interesim Fiorentina në merkaton e verës. Një dashuri e hershme kjo, pasi italianët e kanë kërkuar mesfushorin kuqezi që në vitin 2012.
Asokohe marrëveshja nuk do të arrihej me PAOK , ndërsa e njëjta histori përsëritet edhe këtë herë. Skuadra e Serisë A ka trokitur në dyert e klubit grek pasi ka parë se Kaçe ishte i tepërt, derisa erdhi në krye trajneri Ferreira. Ky i fundit ka kërkuar që lojtari kuqezi të qëndrojë përkohësisht, për ta parë më nga afër për mënyrën sesi luan në fushë.
Por nëse dakortësia nuk do të jepej për Kaçen, atëherë kalimi te Fiorentina do të ishte vetëm çështje kohe. E gjitha kjo ka bërë bujë edhe në mediat pranë klubit të njohura italian, duke u raportuar nga “Firenzeviola.it”, “Violanews” dhe “Footballloop”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/