You are here
Home > Kryefaqja > Ekskluzive/ Zendeli e thotë hapur: Nuk harroj flamurin tim, i pari pilot shqiptar në “Formula 1”

Ekskluzive/ Zendeli e thotë hapur: Nuk harroj flamurin tim, i pari pilot shqiptar në “Formula 1”

Piloti Lirim Zendeli vazhdon të ngjitet me hapa të mëdha në karrierën e tij, teksa së fundmi ka shkuar në Formula 3. Një talent i vërtetë është djaloshi shqiptar, që në garat e shpejtësisë në “Formula 4” ishte një “përbindësh”, duke fituar pjesën më të madhe të tyre.

Tashmë shkupjani do të ketë një “Alfa Romeo” për të treguar gjithë potencialin e tij, ndërsa ëndrra dhe objektivi kryesor mbetet arritja në “Formula 1”. Nëse vazhdohet kështu, asgjë nuk është e pamundur për të ndodhur.

Në një intervistë për “Shqiperia.ch”, Zendeli ka treguar se nuk e harron origjinën se nga vjen dhe flamurin shqiptar, pavarësisht se shumica e njerëzve në botë shohin Gjermaninë si vendin përkatës së këtij talenti.

“Për mua është shumë e rëndësishme kjo arritje, pasi jemi lidhur me “Sauber Junior Team” dhe kjo është domethënie e madhe. Nuk e kam pritur në këtë mënyrë. Urime nga ndonjë pilot i “Formula 1” ende nuk kam marrë, por shumë prej shqiptarëve dhe e vlerësoj së tepërmi. Flamurin tim nuk e harrojë kurrë dhe keni për ta parë kur të vij koha.

Kam lincencën e Gjermanisë, sepse kam lindur këtu dhe më kanë formuar. Përkrahja nga Gjermania ka qënë e madhe dhe i respektojë për çfarë kanë bërë për mua. Por kjo nuk do të thotë se arritjet nuk i kushtohen edhe origjinës. Nuk e harroj se nga i kam prindërit dhe gjithë përkrahjen e jashtëzakonshme që kam marrë nga shqiptarët e që ndihem krenar për ta. E kështu për ta thënë më thjeshtë objektivin tim: “Dua të jem i pari pilot shqiptar në Formula 1”, ka thënë Zendeli. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top