You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Uzunin e shpallin njeriun e vitit, thesari më i madh i fituar nga Shqipëria

Ekskluzive/ Uzunin e shpallin njeriun e vitit, thesari më i madh i fituar nga Shqipëria

Myrto Uzuni quhet thesari më i madh që ka fituar kombëtarja shqiptare në këtë vit futbollistik. Nga Lokomotiva e Zagrebit, futbollisti shqiptar ka bërë një hap të madh, duke siguruar edhe fanellën e kuqezinjve.

Paraqitje të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha, ajo që vlen të theksohet tek ky lojtar është mbajtja e ritmit. Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur luhatje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Uzunin.

Gjithmonë duke shënuar dhe dhuruar asistin për ekipin kroat, nuk kishte sesi Panuçi të anashkalonte një lojtar të tillë. “Shqiperia.ch” ka mësuar ekskluzivisht se çmimi i njeriut të vitit në qytetin e Beratit, prej nga vjen edhe Myrto Uzuni, i shkon futbollistit të Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top