You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Uzuni kërkesë dhe premtim: Na jepni kohë! Shqipërinë e dërgojmë aty ku e meriton

Ekskluzive/ Uzuni kërkesë dhe premtim: Na jepni kohë! Shqipërinë e dërgojmë aty ku e meriton

Shqipëria e humbi takimin e djeshëm ndaj Izraelit, në një ndeshje në të cilën meritonte shumë më shumë. Të këtij mendimi janë të gjithë protagonistët kuqezinjë, të cilët dhanë gjithçka në fushën e lojës, por kjo nuk rezultoi e mjaftueshme për të dalë kokëlartë dhe me pikë nga stadium i Izraelit.

“Shqiperia.ch” ka marrë një prononcim nga një prej futbollistëve më të mirë të takimit, Myrto Uzuni. Duhej të ishte debutim ai i futbollistit të Lokomotivës së Zagrebit ndaj Izraelit, por dukej sikur të kishte një jetë me kombëtaren shqiptare. Uzuni kërkon më tepër kohë nga tifozët, duke premtuar se do e rikthejnë Shqipërinë atje ku e meriton.

“Jam ndierë shumë mirë dhe është emocion i bukur të mbash fanellën e Shqipërisë. Në pjesën e dytë nuk kemi shfrytëzuar rastet që u krijuan. Nëse do të shënonim, atëherë ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë. Na mungoi fati shumë ndaj Izraelit.

Premtimi dhe kërkesa në një farë mënyre për tifozët shqiptarë, është vetëm pak kohë që na nevojitet, do e kthejmë kombëtaren shqiptare aty ku e meriton”, u shpreh Myrto Uzuni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top