Ismet Munishi është padyshim një nga trajnerët karizmatikë dhe më të veçantë të trevave shqiptare. Protagonist brenda dhe jashtë fushës së blertë, karakteri i tij ndryshon nga të gjithë kolegët e tij të tjerë në Shqipëri.
Analizat e tij janë gjithmonë të drejtpërdrejta, ndërsa diplomacia është një fushë që njihet, por pak përdoret nga Munishi. Në një analizë të gjatë për “Shqiperia.ch”, që do ta ndiqni në lajmet që ne do të publikojmë në orën 19:00, trajneri shqiptar flet edhe për cilësitë që zotëron Edon Zhegrova. Ashtu si edhe vetë trajneri i Genk, Klement, tekniku Munishi shprehet se Zhegrova e tepron me driblimet e tij dhe shpeshherë të krijon idenë e një futbolli lagjesh.
“Zhegrova duhet të përmirësohet taktikisht, të mësojë pasimet dhe më pas të kalojë te driblimet. Jo gjithmonë të driblojë, i përsërit gjithmonë gjërat dhe ato kalojnë në monotoni, si për të krijuar idenë, se po luan në një futboll lagjesh. Duhet të jetë pak më serioz në aspektin mbrojtës dhe kur skuadrës i duhet të qarkullojë topin”, u shpreh Munishi. /Shqiperia.ch/