You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/Trajneri i Lokomotivës së Zagrebit: Uzuni ka befasuar Kroacinë, shënoi pasi i ndërrova vendin

Ekskluzive/Trajneri i Lokomotivës së Zagrebit: Uzuni ka befasuar Kroacinë, shënoi pasi i ndërrova vendin

Myrto Uzuni ka marrë rolin e protagonistit edhe në takimin e sotëm, atje ku Lokomotiva e Zagrebit fitoi ndaj Hajdukut të Splitit në derbi, me rezultatin e pastër 2-0.

Dy gola të shënuar nga vendasit dhe në të dyja është futbollisti shqiptar ai që është njeriu vendimtar. Në të parin jep një asist fantastik, duke ia lënë një lojë fëmijësh shokut të skuadrës, për të shtyrë topin në rrjetë. Ndërsa në të dytin, fiton një top, i lë targën mbrojtësit dhe realizon me mjeshtëri.

Çfarë mund të pritet më shumë te Lokomotiva e Zagrebit nga ky njeri, që iu bashkua skuadrës në këtë sezon por duket sikur të ketë një jetë? Asgjë. I këtij mendimi është edhe trajneri i ekipit kroat, Goran Tomiç.

Në një prononcim ekskluziv të dhënë për “Shqiperia.ch”, Tomiç është shprehur se Uzuni po i befason të gjithë në Kroaci.

“Uzuni ishte padyshim lojtari i ndeshjes në derbin ndaj Hajdukut. Ai ka dhënë asistin në golin e parë, ndërsa arriti të shënonte edhe golin e dytë për skuadrën tonë. Ditë fantastike për të dhe ekipin në përgjithësi. Ai është duke i surprizuar vërtet që të gjithë në Kroaci. Në pjesën e parë e kisha vendosur si sulmues të dytë, por kur e ndërrova dhe e lashë në krahë, ai arriti të shënonte”, u shpreh Tomiç. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top