You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Të gjithë për katalanasit, talenti shqiptar niset për t’u stërvitur me Barcelonën

Ekskluzive/ Të gjithë për katalanasit, talenti shqiptar niset për t’u stërvitur me Barcelonën

E gjitha vëmendja botërore, jo vetëm ajo europiane gjatë mbrëmjes së sotme, ishte te Barcelona. Sigurisht ajo fitore e mrekullueshme ndaj Liverpulit me rezultatin 3-0 në gjysmëfinalen e “Champions League”, e tregoi më së miri se katalanasit vazhdojnë të sundojnë në këtë sport.

Por ndërkohë “Shqiperia.ch” sjell në mënyrë ekskluzive, se një talent shqiptar është marrë nga Barcelona. Bëhet fjalë për lojtarin Elidion Gjika, i cili ka dalë dhe është përgatitur në “Etien Futboll Akademi”. Nga një akademi shqiptare, për të përfunduar te ajo e Barcelonës. Këtu sigurisht që suksesi dhe festimi është i dyfishtë, pasi nuk është vetëm një arritje e madhe e vetë futbollistit që bën hapat e një gjigandi(i vogël në moshë), por edhe të akademive shqiptare.

Më parë nuk ekzistonin këto shkolla që përgatisnin talentet tona, por arritja e “Etien Futboll Akademi” e tregon më së miri rrugën e ndritur për Shqipërinë e së ardhmes. Sa i përket rastit konkret, Gjika do të niset në ditën e nesërme drejt Barcelonës, atje ku do të përgatitet me gjigandët spanjoll dhe ku pritet që në të ardhmen të kemi një jehonë të madhe prej tij. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top