You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Surpriza e parë e Panuçit, Qose i emocionuar për Shqipërinë: Tani edhe Seria A!

Ekskluzive/ Surpriza e parë e Panuçit, Qose i emocionuar për Shqipërinë: Tani edhe Seria A!

Kristi Qose është një nga surprizat e Panuçit sa i përket listës së marsit, për takimet që do të zhvillohen ndaj Turqisë dhe Andorrës. Sigurisht, nëse mund të quhet e tillë, pasi mesfushori i Ruzemberokut ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm në Sllovaki.

Detyra e tij është ajo e mesfushorit shkatërrues, por deri tani ka shënuar 6 gola. Një “luftëtar” i vërtetë që pak di të flas, por shumë të punoj kokëulur. Trajneri italian do të kritikohej shumë herë më parë, për një ftesë të munguar drejt Qoses. Megjithatë, ky i fundit asnjëherë nuk e ngriti tonin e zërit më shumë nga çfarë duhej.

“Shqiperia.ch” në bashkpunim me “Albanian Talents”, kanë shkëputur fjalët e para të Qoses pas marrjes së ftesës, ku vihej re emocioni i tij i madh dhe dëshira për t’iu bashkuar Serisë A.

“Jam i gëzuar, krenar dhe i lumtur. Kombëtarja për mua është një ëndërr, ashtu siç edhe për lojtarët e tjerë shqiptarë, që të ketë mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë. Më pëlqen të luaj si numër “6” dhe “8”, ndërsa kur shkoj afër portës, gjithmonë godas. Tashmë dëshiroj që të shkoj edhe në Serinë A”, u shpreh Qose. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top