You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Sulmuesi i Kosovës transferohet te Kukësi: Nuk do t’i dëgjoj fjalët e njerëzve!

Ekskluzive/ Sulmuesi i Kosovës transferohet te Kukësi: Nuk do t’i dëgjoj fjalët e njerëzve!

Mirlind Daku është përforcimi më i ri i Kukësit në merkaton e verës sa i përket sezonit të ardhshëm. Verilindorët vazhdojnë të forcojnë skuadrën me prurje të bujshme, për të tentuar marrjen e titullit kampion.

Sa i përket sulmuesit të sipërpërmendur, Daku ka vërtet vlera të jashtëzakonshme. Këtë gjë e ka treguar më së miri në Kosovë kur ka luajtur në kampionatin vendas, por pa harruar edhe paraqitjet me fanellën e dardanëve U-21.

Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, futbollisti 21-vjeçar ka folur për këtë eksperiencë të re dhe paragjykimet që lidhen me transferimin në fjalë. Së fundmi sulmuesi shqiptar ishte pjesë e të rinjëve të Osijekut në Kroaci, derisa verilindorët morën të drejtën e huazimit me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

“Shpresoj që të kap formën time më të mirë dhe të ndihmojë ekipin me objektivat. Nuk i dëgjoj fjalët e njerëzve të tipit: “Përse u ktheve, nuk arrite të bësh gjë dot andej”. Do fokusohem te Kukësi që të luaj ashtu si di më mirë. Pastaj do të kërkoj edhe ekipe më të mëdha Europiane.

Sigurisht e pres edhe ftesën nga Shaland nëse kam statistika të mirë. Do mundohem për më të mirën dhe nuk jam penduar aspak sa i përket vendimit për t’iu bashkuar Kukësit. Nga këtu kanë dalë shumë lojtarë në Europë. Unë fillimisht shoh objektivat e klubit, pastaj normalisht ka kohë për të menduar edhe për transferimet e tjera që do i kënaqte edhe të gjithë ata që e kritikuan lëvizjen që bëra në këtë moment”, ka thënë Mirlind Daku. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top