
Shqipëria e ka mësuar trajnerin e ri që do ta udhëheq për kualifikueset e Europianit, ndërsa bëhet fjalë për italianin Reja. Askush nuk është surprizuar, pasi flasim për “dashurinë” e parë të Kombëtares tonë.
Fillimisht presidenti Armand Duka u takua me këtë trajner në Shkodër, pasi Reja kishte ardhur për të parë përballjen mes Shqipërisë dhe Turqisë. Për të vazhduar më tej, do të kishte edhe një takim të dytë në Itali mes presidentit të FSHF-së dhe teknikut italian.
Fillimisht është lajmëruar se prezantimi zyrtar do të vinte në ditën e nesërme, sipas lajmërimeve nga media të ndryshme. “Shqiperia.ch” ka konfirmuar nga burimet e saj, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe bëhet fjalë për një shtyrje të vogël. Reja do të prezantohet si trajneri i kuqezinjve në mesjavë dhe jo atë të nesërme. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/